Mbyllen studimet e disperzuara në Shkup, studentët e revoltuar nënshkruajnë peticion




Vendimi i marrë nga rektorati i Universitetit të Tetovës që degët e disperzuara të këtij universiteti në Shkup të transferohen në Tetovë, ka revoltuar studentët që deri më tani kanë ndjekur studimet në degë të ndryshme të disperzuara në Shkup.

Ata për TV Shenja janë shprehur shumë të pakënaqur nga ky vendim, ndërsa këtë pakënaqësi e kanë materializuar përmes një inciative për nënshkrimin e një peticioni, me të cilin kërkojnë shfuqizimin e vendimit. Nëse i njëjti nuk përfillet nga rektorati, ata planifikojnë që të ndërmarrin edhe hapa të tjera më radikale.

Ajo që e bënë edhe më të papranueshme këtë vendim për studentët është rritja e harxhimeve të rrugës dhe harxhimeve të tjera studentore, të paplanifikuara gjatë regjistrimit të fakultetit në Shkup.

Rektorati akoma nuk ka shpallur publikisht këtë vendim, por ka informuar profesorët e këtij universiteti dhe studentët se që nga ky vit akademik ata duhet të vazhdojnë studimet në Tetovë.




Be the first to comment

Leave a Reply