Më 2 qershor VMRO-ja në protestë para Qeverisë




VMRO-ja opozitare njofton se më 2 qershor do të organizojnë protestë para Qeverisë së Maqedonisë. Lideri i kësaj partie Hristijan Mickoski ka ftuar qytetarët të cilët janë të pakënaqur me sundimin e qeverisë dhe të Zaevit të dalin në ora 20 dhe të shprehin pakënaqësinë e tyre.
“Ftoj të na bashkëngjiten krahë për krahë dhe të nisemi në ofensivë në këtë betejë dhe ta mposhtim këtë qeveri jopopullore që po i ndodhë atdheut tonë”, ka thënë Mickoski.




Be the first to comment

Leave a Reply