Media spanjolle: Shqiptarët e arestuar me 1 ton kokainë, ishin pjesë e luftës ballkanike




Mediat spanjolle kanë sjellë detaje të reja mbi rrjetin e trafikut të drogës nga Kolumbia në Spanjë.

Sipas një raporti të publikuar dy shqiptarët Dritan Gradica dhe Julian Deblini të arrestuar në Spanjë me 1 ton kokainë, kanë qenë pjesë në luftën ballkanike.

Radio Caracol zbulon se të dhënat kanë dalë nga një raport i interpolit ku detajohet rrezikshmëria e këtij grupi kriminal që shpërndante drogën në Evropë

“Shumë nga anëtarët morën pjesë në luftën e Ballkanit dhe për këtë arsye ata veprojnë me profesionalizëm ushtarak dhe qëndrojnë njihen për brutalitetin por dhe efektivitetin e tyre”, thuhet në shkrim.

Në raport paraqitet dhe një panoramë e funksionimit dhe të shtrirjes së rrjetit të trafikut të kokainës nga Spanja, Shqipëria por dhe në vendet e Evropës.

“Duhet të theksohet se këto grupe kriminale nga vendet e Evropës Lindore karakterizohen nga mënyra e tyre e punës, bazuar në besnikërinë e anëtarëve të tyre, të cilët i menaxhojnë duke kontrolluar familjet e tyre në Shqipëri nëpërmjet pagesave për ti mbajtur, por në të njëjtën kohë duke i kthyer në pengje, duke arritur të zgjerojnë lidhjet e tyre në të gjithë Evropën”, thuhet në raport.

Sa i përket mënyrës së përfshirjes në klan, raporti nënvizon se afrimi i të rinjve bëhet përmes lidhjeve të gjakut, por dhe duke i bërë të kalojnë në disa prova të vështira. vetëm në këtë mënyrë, shkruajnë mediat spanjolle arrihet krijimi i besimit. Ndërsa raporti i është shpërndarë pesë vendeve të angazhuara në frenimin e trafikut të drogës por dhe të arrestimit të ish-ushtarëve.




Be the first to comment

Leave a Reply