Merrni “shtagat“ tuaja: Ushtrime për tërë trupin të cilat e kanë pushtuar botën! (video)




POUND është sesioni i parë kardio i inspiruar nga loja argëtuese e bateristëve, e cila shndërrohet në trajnim të paevitueshëm dhe energjik për tërë trupin tuaj.

Iniciatorët e kësaj ideje të këtyre stërvitjeve janë dy amerikane të dashuruara në ritëm, Kirsten Potenza dhe Crisstina Peerenboom, ndërkaq përdorimi i “shtagës” për djersitje më të lehtë për to ka qenë zgjidhje logjike.

Është dizajnuar për të gjitha nivelet e fitnesit, ndërkaq bashkon kardion, stërvitjen e qëndrueshmërisë dhe kondicionin me elementet e jogës dhe të pilatesit, transmeton Telegrafi.

Mund të jetë më shumë ose më pak intensive, ndërkaq forma e përdorimit të shtagave te shumica e ushtrimeve ndihmon në balancimin dhe mbajtjen e stabilitetit, me ç’gjë çdo lëvizje ka funksionin e vet.

Njësoj është i popullarizuar tek meshkujt dhe tek femrat.




Be the first to comment

Leave a Reply