Mësohet data e publikimit të himnit të Kampionatit nga Will Smith, Nicky Jam dhe Era Istrefi




Kënga zyrtare e Kupës Botërore do të këndohet nga Will Smith, Nicky Jam dhe Era Istrefi.

Sipas “Billboard” kënga është planifikuar të publikohet këtë të premte, shkruan The Guardian.

Will Smith po rikthehet në muzikë dhe atë me himin zyrtar të Kupës së Botës 2018, me yllin e reggaeton-it të Kolumbisë, Nicky Jam dhe këngëtaren kosovare Era Istrefi.

Sipas njoftimit të “Billboard”, kënga do të lansohet më 25 maj është prodhuar nga Diplo, producenti amerikan i cili është prapa hiteve të grupit Major Lezer, duke përfshirë Lean On dhe Cold Water.

Will Smith ka qenë një pop-reper i suksesshëm gjatë viteve 1980-1990, ndërsa Nicky Jam është një nga yjet më të mëdhenj të Amerikës Latine.

Era Istrefi është yll në ngritje, “Bon Bon” ka qenë hit në gjithë Evropën gjatë vitit 2016 dhe ka bashkëpunuar edhe me reperin French Montana. /TopAl News/




Be the first to comment

Leave a Reply