Meta: Malta mbështet Shqipërinë në integrimin e BE




Presidenti i Republikës, Ilir Merta ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Maltës Joseph Muscat dhe kryetarin e parlamentit, Anglu Ferrugia.

Zyra e shtypit të Presidencës sqaron se kreu i shtetit Meta theksoi se “Malta mbetet një mbështetëse e fortë e perspektivës evropiane të Shqipërisë, duke shprehur besimin se përkrahja e saj nuk do të mungojë dhe procesin e rëndësishëm e të shumëpritur të çeljes së negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian”.

Presidenti Meta shprehu interesin për forcimin e bashkëpunimit ekonomik, duke nisur sa më shpejt me krijimin e Komisionit të Përbashkët për Bashkëpunim Ekonomik, me fokus sektorët si turizmi, energjetika, infrastruktura, sektori finaciar, teknologjia e informacionit, industria detare dhe logjistika portuale etj.

Meta ftoi kompanitë malteze të eksplorojnë potencialet investuese të Shqipërisë.

Dy zyrtarët e lartë ndanë të njëtin qëndrim që Shqipëria dhe Malta kanë potencial bashkëpunimi edhe në projekte të përbashkëta në kuadër të programit transnacional të BE-së Mediterranean 2014-2020, në fushën e inovacionit, turizmit, mjedisit, transportit detar etj.

Ndërsa në takim me kryeparlamentarin e Maltës, Presidenti Meta i shprehu dëshirën për të thelluar kontaktet dhe bashkëpunimin ndërmjet dy Parlamenteve.




Be the first to comment

Leave a Reply