Meta takon kreun e opozitës daneze: Mbështetës i Shqipërisë




Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar dje një takim me kryetarin e opozitës parlamentare daneze, Henrik Sass Larsen.Përmes një statusi në faqen e tij në Facebook Meta ka shkruar se Larsen ishte mbështetës i jashtëzakonshëm i Shqipërisë në Danimarkë dhe Evropë prej 26 vjetësh kur drejtonte rininë socialdemokrate daneze.

“Të dashur miq, ishte kënaqësi e veçantë të takoja në Tiranë sërish një mik të vjetër dhe shumë të çmuar, Henrik Sass Larsen, kryetar i opozitës parlamentare daneze, një mbështetës i jashtëzakonshëm i Shqipërisë në Danimarkë dhe Evropë prej 26 vjetësh kur drejtonte rininë socialdemokrate daneze.
Me Henrikun dhe dy drejtuesit e tjerë të grupit parlamentar socialdemokrat Dan Jorgensen (ish-ministër i Bujqësisë dhe Peshkimit) dhe Nicolai Wammen (ish-ministër për Europën dhe ish-ministër i Mbrojtjes) biseduam për forcimin e perspektivës europiane të Shqipërisë e Ballkanit por edhe për të rritur bashkëpunimin e gjithanshëm midis dy vendeve tona.” , ka shkruar Meta.




Be the first to comment

Leave a Reply