Meta vizitë zyrtare në Maltë




Presidenti Ilir Meta ka nisur një vizitë zyrtare drejt Republikës së Maltës. Meta i shoqëruar nga delegacioni shqiptar, pritet të zhvillojë një vizitë shtetërore dyditore.

Presidenti Meta do të mikpritet dhe do të zhvillojë bisedime dypalëshe me Presidenten e Maltës, duke dhënë më pas edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Në kuadër të kësaj vizite, Presidenti Meta do të ketë takime zyrtare e bisedime me kryeministrin, kreun e Dhomës së Përfaqësuesve, me kryetarin e opozitës së Maltës, gjithashtu edhe me kryebashkiakun e Valetës.




Be the first to comment

Leave a Reply