Metin Izeti kandidat për Ministër i Kulture i propozuar nga Besa e Gashit?




Lëvizja Besa me kryetar Afrim Gashin po bën negociatat e fundit në parti për të vnedosur se kush do jetë Ministër i Kuturës.
Burime të portalit “tetova1” bëjnë të ditur se udhëheqësia e këtij subjekti politik ka vendosur që posti i ministrit ti ndahet Tetovës me të vetmin qëllim që të zgjëroj strukturën e saj në Tetovë dhe rrethinë.
Dhe bëhet e ditur se një ndër opcionet e mundëshme që të emërohet në postin e ministrit të Kulturës është profesori universitar dhe teologu Metin Izeti.

Izeti njihet për afërsinë e tij Adnan Ismailin dhe në zgjedhjet lokale flitej se mund të ishte një kandidaturë e përbashkët ndërmjet Lëvizjes Besa dhe PDSH-së.
Por krahu i Bilall Kasamit në parti nuk e përkrahu këtë kaandidaturë dhe pastaj dihet si u zhvilluan ngjarjet.
Pritet të shihet nëse do ta pranoj Metin Izeti këtë propozim të kryesis së Lëvizjes Besa ./tetova1/




Be the first to comment

Leave a Reply