Metoda “Vetëvendosje” zhvendoset në Armeni (Video)




Deputetët nga opozita të fraksionit Yelk në Armeni, kanë protestuar me tymuese në Asamblenë Kombëtare të vendit kundër sundimit të Serzh Sargsyan dhe zgjedhjes së tij për një mandat të tretë.

Grupi thotë se duhet t’i jepet fund sundimit të Partisë Republikane. Pas gazit dhe tymin në parlamentar, ata kanë bërë thirrje për protesta në rrugë për të premten në kryeqytetin e vendit Yerevan.

Thirrjen e bëri Ararat Mirzoyan, i cili pas fjalimit nxori bomba tymuese me ngjyra të zeza nga xhepi dhe i ndezi ato në sallë.

Një tjetër deputet i Yelk, Lena Nazaryan, iu bashkua atij në këtë aksion dhe e gjithë Salla e Seancave u mbush me tym të ngjyrosur.

Por moderatori i kësaj seance, zëvendëskryetari Eduard Sharmazanov, nuk i është përgjigjur këtij aksioni.

Mirzoian i bëri thirrje armenëve të mblidheshin në Sheshin e Lirisë së Jerevan në 13 prill “me qëllim që të mos lejojmë Sarkisian të bëhet kryeministër”.

Presidenti Armen Sarkisian u përurua më 9 prill, mes spekulimeve se presidenti që po largohet Serzh Sarkisian do të bëhet kryeministër, një post që tani është më i fuqishëm se presidenca për shkak të reformave kushtetuese.

Armen Sarkisian, i cili nuk ka lidhje me Serzh Sarkisian, u zgjodh në një mandat shtatëvjeçar nga ligjvënësit në kombin e Kaukazit Jugor më 2 mars.

Serzh Sarkisian u zgjodh për herë të parë në vitin 2008 dhe mbajti detyrën për dy mandate.

Parlamenti do të zgjedhë një kryeministër të ri më 17 prill.

Nën një ndryshim që u miratua në një referendum të dhjetorit të vitit 2015, Armenia ndryshoi formën e saj të qeverisjes nga një gjysmë-presidencial në një republikë parlamentare.




Be the first to comment

Leave a Reply