Mijallovit i refuzohet kërkesa, vazhdon të mbetet nën masën e kujdesit




Ish-drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), Sasho Mijallkov vazhdon të mbetet pa pasaportën e tij.

Gjykata Penale e ka refuzuar kërkesën e tij për të hequr masën e kujdesit ndaj tij, pra dokumentet e udhëtimit mbeten në prokurori, pasi që ai është i akuzuar në lëndën “Shënjestra”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Para tetë muajsh, Prokuroria Speciale Publike (PSP) kërkoi paraburgim të tij, por këshilli gjyqësor vendosi vetëm masën e kujdesit.

Mijallkov është i akuzuar në katër lëndë të PSP-së, “Titanik 2”, “Tortura”, “Thesari” dhe “Shënjestra”.




Be the first to comment

Leave a Reply