Milaim Zeka: S’i patën votat për Demarkacionin – LDK dhe PDK po e shantazhojnë AAK-në




Prishtinë, 1 mars – Milaim Zeka, deputeti i Nismës Socialdemokrate, ka thënë se ata dje në ora 16:00 ishin në Kosovë dhe se kanë pasur mundësi ta votojnë Demarkacionin, njofton Klan Kosova.

“Demarkacioni ka mundur të votohet në ora 17:00 apo 18:00, por ata nuk i kishin votat”, ka thënë Zeka para mediave.

“Zhurmën që kanë bë Kryesia e Kuvendit duke na lënë fajin neve, ky nuk ka qenë faji jonë dhe ne kemi qenë në Prishtinë”.

“Nuk kanë qenë votat, LDK dhe PDK po e shantazhojnë AAK-në”.

“Deputetët e partiSë tonë janë unik për Demarkacionin – problem për ne është bordi i akreditimit. Vazhdimi i mandatit të drejtorit të Post-telekomit, që është duke e shkatërruar postën”.




Be the first to comment

Leave a Reply