Milloshoski: Mexhiti ka marrë 450 mijë euro provizion për sheshin Skënderbeu




Në Kuvendin e Maqedonisë është duke u zhvilluar debati për Ligjin për gjuhët. Në foltoren e Kuvend, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski ka akuzuar LSDM-në se po e sjell këtë ligj, me qëllim që të fsheh krimet e bëra nga BDI.

Ai poashtu ka akuzuar kryetarin e Komunës së Çairit, Izet Mexhiti se ka marrë provizion për ndërtimin e sheshit Skënderbeu.

“Izet Mexhiti ka marre 14 % provizion nga ndërtimi i sheshit Skënderbeu, rreth 450 mije euro”, ka thënë në foltoren  Kuvendit, Milloshoski.

Ai poashtu ka thënë se Teuta Arifi ka emëruar burrin e saj gjykatës në gjykatën Supreme.




Be the first to comment

Leave a Reply