Milloshovski: Mexhiti dhe Merko dyshohen për krime financiare




Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski në debatin e sotëm për ligjin e gjuhëve në Kuvend akuzoi se dy kryetarë të komunave nga BDI-ja janë të dyshuar nga organet kompetente për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe korrupsion, njofton Portalb.

“Kundër ish-kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko është ngritur procedurë me dyshim se e ka kepërdorur detyrën zyrtare në tenderin e Komunës së Strugës me 6.000.000 euro”, tha Milloshovski. Procedura e dytë zhvillohet kundër kryetarit të Komunës së Çairit, Izet Mexhitit për provizion në tenderin për ndërtim të sheshit “Skënderbe”.

“Me atë që them se Ramiz Merko nga pozita e kryetarit të Komunës e ka keqpërdorur tenderin nga gjashtë milionë euro dhe i ka dëmtuar resurset e shqiptarëve, maqedonasve dhe turqve nga Struga, nuk do të thotë se unë i kam akuzuar të gjithë shqiptarët. Nevoja e një shqiptari që të bëjë marrëveshje të dëmshme me kompaninë “Siti llajf” nuk ju bën dobi qytetarëve”, tha Milloshovski.

Rasti i dytë ku është përzier Mexhiti, Milloshovski tha se është sheshi.

“Kryetari i Komunës së Çairit ka marrë 450.000 euro nga kompania bullgare. Do të thotë 14 për qind nga tenderi i kësaj kompanie i ka hedhur në një firme në Dibër që nuk ka asnjë lidhje me ndërtimin. Shqiptarët, maqedonasit dhe boshnjakët nga Çairi nuk kanë marrë asgjë nga këto 450.000 euro”, tha Milloshovski.

Sipas tij për të dy rastet janë hapur procedura në institucione.




Be the first to comment

Leave a Reply