Ministrat Bekteshi dhe Allagjozovski reagojnë për harxhimet nëpër restorante




Pas publikimit në media të informacioneve për harxhimet e ministrave të qeverisë së Zoran Zaevit, kanë reaguar disa nga funksionarët e qeverisë.

I pari që ka reaguar ka qenë ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i cili qëndronte edhe i pari në listë sa i përket harxhimeve nëpër objektet hotelierike dhe restorante.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Bekteshi thotë se harxhimet e publikuara kanë qenë nga të gjithë të punësuarit në Ministrinë e Ekonomisë.

“Harxhimet në Ministrinë e Ekonomisë nënshkruhen nga ana ime, po atje ka mbi 170 të punësuar dhe harxhimet të gjithë atyre qëndrojnë në emrin tim. Ata që kanë përvojë institucionale e dijnë dhe kuptojnë mekanizmin e funksionimit të sektoreve shtetërore”, shkruan Bekteshi.

Nga ana tjetër ka reaguar edhe ministri i Kulturës, Robert Allagjozovski, i cili sipas informacioneve të publikuara ka harxhuar 9 mijë euro nëpër objektet hotelierike për ushqime dhe pije.

Ai thotë se të dhënat e publikuar për harxhimet nuk janë precize dhe se të gjitha harxhimet në ministri janë fakturuar në emër të ministrit.

Para disa ditëve nga platforma e re e Qeverisë së Maqedonisë për harxhimet e funksionarëve, u pa se ministrat e qeverisë së tanishme nuk janë të përgjegjshëm në harxhimet e parave të qytetarëve, edhe atë vetëm për ushqime dhe pije.




Be the first to comment

Leave a Reply