Ministri Flamur Sefaj del në zyrë




“Sefaj ka dalë në punë për ta dorëzuar detyrën”

Rreth orës 10:00, Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ka dalë në vendin e punës.

Burime të kallxo.com brenda MPB-së thonë që ministri është në zyrën e tij.

Janë ka kontaktuar edhe zyrtarë të AKR-së të cilët në kushte anonimiteti kanë thënë që Sefaj ka dalë në punë për ta dorëzuar detyrën dhe për të marrë gjërat personale në zyrë. Por, kanë shtuar se AKR nuk del nga koalicioni.

Ndërsa Kastriot Muçolli, këshilltar për media i ministrit Flamur Sefaj, ka thënë që gjithçka do të bëhet e ditur brenda ditës, por nuk ka dhënë detaje.

Sefaj është liruar nga detyra të premten e kaluar nga kryeministri Ramush Haradinaj bashkë me shefin e Agjencionit Kosovar të Inteligjencës, Driton Gashi, për shkak se nuk e kishin informuar për operacionin e arrestimit dhe deportimit të gjashtë shtetasve turq.




Be the first to comment

Leave a Reply