Ministri Spasovski pjesë e Konventës për bashkëpunim policor të EJL-së në Kranjë




Ministri për punë të brendshme të Maqedonisë, Oliver Spasovski merr pjesë në Komitetin e 17-të për ministra në Konventën për bashkëpunim policor të Evropës Juglindore, që sot dhe nesër mbahet në Kranjë të Sllovenisë.

 

“Konventa për bashkëpunim policor të Evropës Juglindore realizon bashkëpunim konkret strategjik dhe operativ, që jep rezultate në të gjitha vendet të cilat janë pjesë e platformës dhe pa mëdyshje do të doja të shpreh mbështetjen tonë të mëtejshme për proceset, grupet e punës dhe ngjarjet e organizuara në suaza të Konventës të cilat kërkojnë pjesëmarrje aktive dhe të përkushtuar të përfaqësuesve të Ministrisë së punëve të brendshme të Republikës së Maqedonisë”, tha Spasovki në fjalimin e tij.

Ai poashtu ka theksuar rolin e rëndësishëm që ka luajtur Konventa për bashkëpunim policor të vendeve të Evropës Juglindore në ngritjen e vetëdijes për nevojën dhe mmundësitë që ofron këmbimi automatik i të dhënave, ndërsa ministrat e punëve të brendshme të palëve të dakorduara në Konventë e kanë mbështetur rekomandimin për zgjerimin e propozimit të hartuar për këmbim automatik të të dhënave të ADN-së.

Në këtë takim është paraparë edhe marrje e vendimit për udhëheqës të ri të Sekretariatit të RSS SEE, Tomas Herko, i propozuar nga ana e Ministrisë për punë të brendshme të Austrisë./Telegrafi/




Be the first to comment

Leave a Reply