Ministria e Shëndetësisë shpall datat e konkurseve për infermierët




Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale shpalli sot listat e infermierëve, fizioterapistëve dhe teknikëve të imazherisë me vleresimin paraprak te plotesimit te kritereve ligjore dhe njekohesisht te pikeve te marra nga dosja sipas mesatares, vjetersise ne pune, diplomave master e gjuhë e huaj.

Lista e plotë dhe e detajuar është publikuar në portalin: www.infermierepershqiperine.al, ku çdo i interesuar mund të marrë informacion për renditjen dhe pozicionin e tij në listë.

Kandidatet dhe te gjithe te interesuarit kane 5 dite kohe per ankimim per piket duke filluar qe sot dhe pas pese diteve per shqyrtimin e ankesave.

Me date 29 mars do të përpilohet lista me renditjen perfundimtare te kandidateve që do të futen në testim. Pas kesaj do te zhvillohet testimi me shkrim i cili per shkak te numrave eshte menduar te zhvillohet ne kater qarqe, perkatesisht ne Tirane, Shkodër, Elbasan dhe Vlorë.

Në një deklaratë për media, zv/Ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli deklaroi se pas fazes së parë të shpalljes se listes paraprake të kandidatëve të interesuar u është dhënë kohë 2354 aplikanteve per te plotesuar dokumentacionin.

Jane 1945 kandidate qe do te testohen per 416 vende te lira pune ne profesionet infermiere, teknik imazherie, fizioterapiste.

Më konkretisht:

1376 infermiere

300 mami 

59 fizioterapiste

98 tekinike imazherie

107 teknike laboratori 

5 logopediste

Datat e testimit me shkrim

Në Tiranë, konkursi do të zhvillohet më datë 31 Mars, në orën 14.00 në ambjentet e universitetit mjekësor Tiranë.

Për kandadiatët e qarqeve Vlorë, Fier dhe Gjirokastër, testimi do të kryhet në Vlorë më datë 2 Prill në ambjentet e universitetit Ismail Qemali në orën 14.00.

Për kandidatët e qarqeve Shkodër, Dibër, Lezhë, Kukës dhe Durrës, testimi do të zhvillohet më datë 3 Prill në ambjentet e universitetit Luigj Gurakuqi në orën 14.00.

Për kandidatët e qarqeve Elbasan, Korcë dhe Berat, testimi do të zhvillohet në ambjentet e universitetit Aleksandër Xhuvani në Elbasan në datë 4 Prill, në orën 14.00.




Be the first to comment

Leave a Reply