Minur Asani: Me fitoren e BESËS do te kemi komunë të hapur




Kandidati i Lëvizjes BESA për kryetar komune në Bogovinë, Minur Asani, së bashku me këshilltarët komunal, kanë realizuar tubimin qendror në Bogovinë.

Kandidati për kryetar komune, Asani ndër të tjera në takime me qytetarët tha: “Sonte në mesin tonë ndodhen ata to rinj e të reja, të cilët nuk u bënë shërbëtor të këtij pushteti, që të marrin notë, ata kaluan studimet në mënyrë të ndershem, ata nuk u bënë peng dhe vasalë të këtyre njerëzve që i mbushën të rinjt tanë me diploma pa shpërndarë diturinë… Sonte, publikisht i themi stop të keqes, stop krimit, stop pengmarrjes së institucinoneve, stop politizimit të institucioneve, por me fitoren e BESËS do të kemi një komunë të hapur për të gjithë, e cila për çdo ditë do tu shërbejë qytetetarëve, ku qytetarët do të ndjehen të lirë. Me BESËN komuna do të jetë në shërbim të banorëve tanë, e jo e kundërta siç ka ndodhur deri më tani”.




Be the first to comment

Leave a Reply