Miriami paska rrezikuar jetën kur Albani i propozoi për martesë




Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë një çift që në sytë e publikut shqiptar do të mbeten gjithmonë si një dyshe mjaft e dashuruar, dhe një shembull shumë i mirë për t’u ndjekur. Prej 10 vitesh bashkë, Albani dhe Miriami kanë kaluar momente të bukura dhe të vështira ne jetën e tyre.

E ftuar sot në “Pop Culture” Miriam Cani ka rrëfyer një moment të vështirë, por edhe më të bukurin në jetën e saj. Të gjithë e mbajmë mend propozimin që i bëri Albani, partneres së tij në oqeanin Indian disa kohë më parë. Propozimi u bë pjesë e videoklipit “Nese thua po”, dedikim ky për Miriamin. Mirëpo, edhe pse një moment për të mos u harruar, Miriami ka treguar në “Pop Culture”, se ka rrezikuar jetën, pasi diçka nuk ka shkuar siç duhet.

“Kur erdhi Albani me këtë gjë u emocionova aq shumë saqë harrova të gjitha rregullat që instruktori na kishte thënë më parë dhe fillova të lëvizja fytyrën time ngaqë po qaja. I gjithë uji u fut brenda në maskë. Ne nuk na lejohej fare të lëviznim. Isha gati duke u mbytur. Albani më thoshte qetësohu”,-ka treguar ajo.




Be the first to comment

Leave a Reply