Miroslav Jenča në Maqedoni, do të kontrollojë rrugën euro-atlantike të vendit




Ndihmësi i Sekretarit gjeneral të Kombeve të Bashkuara, Miroslav Jenča do të qëndrojë në Maqedoni për të biseduar për gjendjen politike dhe demokracinë parlamentare në vend, shkruan Telegrafi.

Jenča do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi. Ky është takimi i parë i Jenča në Maqedoni dhe një nivel i lartë i takimeve të një ndër zyrtarëve të OKB-së.

Jenča gjithashtu do të takohet me kryetarët e grupeve parlamentare dhe kryetarët e komisioneve parlamentare, komisioni për çështje evropiane, për punë të jashtme dhe sistem politik.

Artan Grubi, Antonio Milloshoski dhe Aleksandar Kiracovski do të duhet të raportojnë për gjendjen e komisioneve parlamentare në punën për rrugën euro-atlantike të vendit.




Be the first to comment

Leave a Reply