“Mit-marrja”, Zaev paraqitet në gjykatë por jo dhe dëshmitari Nikollov




Në gjykatën Penale sot filloi procesi gjyqësor, ku I akuzuar është kryeministri Zoran Zaev.

Në seancën gjyqësore është prezent Zoran Zaev, por jo edhe dëshmitari Ivan Nikollov, për të cilin siç u than në seancë, nuk ka dëshmi për dërgim të rregullt të thirrjes për në gjykatë.

Pala mbrojtëse kërkoi që të vërtetohet nëse ka pasur urdhër për incizim të fshehtë dhe më pas të kalohet në debatin kryesor. Avokatët më pas u thirrën në aktvendimet e Gjykatës për të drejtat e njeriut.

Zaev në rastin “mit-marrje” akuzohet se si kryetar i komunës së Strumicës ka kërkuar ryshfet prej rreth 160.000 eurosh prej një biznesmeni të Strumicës, për legalizimin e tokës ndërtimore.

 




Be the first to comment

Leave a Reply