Mogherini në Tiranë, takon Presidentin Meta




Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, njëkohësisht

Zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian, Federica Mogherini, ka mbërritur mbrëmë në Shqipëri si pjesë e turneut të saj në Ballkanin Perëndimor, nga 17 deri më 19 Prill.

Sot në mëngjes, ajo takoi në presidencë kreun e shtetit Ilir Meta, rreth orës 09:30.

Më pas, Mogherini do të ketë një takim me Kryeministrin Edi Rama në orën 10:15, dhe pas këtij takimi të parashikuar për rreth 30 minuta, të dy pritet të dalin dhe në një konferencë të përbashkët për shtyp nga selia e qeverisë.

Përfaqësuesja e Lartë e BE, Federika Mogherini pritet të takohet edhe me përfaqësuesit e opozitës në mesditë, në zyrat e delegacionit të BE-së në Tiranë.




Be the first to comment

Leave a Reply