Momenti kur Haradinaj shpërthen ndaj deputetëve të LDK-së (VIDEO)




Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pati sot një debat të ashpër me deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit ku pritej të hidhej në votim ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi.

Në një moment të fjalimit të tij, kryeministri i vendit shpërtheu në akuza ndaj deputetëve të LDK-së duke i cilësuar ata se po dalin kundër raportit që ka konstatuar se Kosova humb territor me marrëveshjen paraprake të Demarkacionit, raporton lajmi.net.

Haradinaj vazhdoi fjalimin e tij duke thënë që deputetëve të LDK-së duhet të ju vijë turp për faktin që asnjë kauzë e tyre për bllokimin e Demarkacionit nuk është në rregull.

Ndryshe, seanca e ditës së sotme e cila pritej të vendoste fatin e Demarkacionit, çështje kjo që po mban peng liberalizimin e vizave, është ndërprerë për të vazhduar gjatë ditës së mërkurë në ora 10:00.

Për më shumë ndiqeni videon nga seanca e sotme e Kuvendit./Lajmi.net/




Be the first to comment

Leave a Reply