Momenti kur polici rrah brutalisht të dyshuarin për pedofili (Video, +18)




Një polic është arrestuar dhe dënuar me dy vite burgim, pasi është filmuar duke rrahur brutalisht një burrë që dyshohet të jetë pedofil, të cilin vazhdimisht e godet me grushta e shqelma.

Ky burrë besohet se kishte pranuar se kishte përdhunuar një vajzë të re, pasi ishte arrestuar nga policia.

Por, ky polic kishte vendosur ta merr drejtësinë në duar të veta, dhe kështu kishte shfrytëzuar rastin kur zyrtarët e lartë policor ishin larguar nga dhoma, kishte filluar ta rrah brutalisht burrin.

Dhe ishin pikërisht kamerat e sigurisë të instaluara brenda stacionit të policisë, që kishin filmuar momentin kur polici sulmon brutalisht burrin i cili nga shqelmat dhe grushtat rrëzohet në tokë.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në qytetin Satbayev në Kazakistan, kurse 50-vjeçari i dyshuar për pedofili dëgjohet duke bërtitur nga rrahja.

Raportohet se prindërit e vajzës së re kishin kontaktuar policinë për t’ua bërë me dije se kishin gjetur bijën e tyre në apartamentin e të dyshuarit.




Be the first to comment

Leave a Reply