Momenti kur tërmeti i fuqishëm godet atraksionin turistik në Mexico City, anijet i shkund sikur të ishin lodra për fëmijë (Video)




Ky është momenti kur atraksioni më i vizituar turistik në Mexico City shndërrohet në një vend të tmerrit, kur goditet nga tërmeti prej 7.1 ballë Magnitudë.

Turistja amerikane Alyne Tamir, ka filmuar me telefon dridhjet e mëdha që lëkundnin anijet e vogla në një kanal në Xochimilco, në pjesën veriore të qytetit, transmeton Telegrafi.

Ajo në video dëgjohet duke thënë “nuk është ide e mirë të qëndroni në anije”, derisa tërmeti krijonte valë në ujë. Si pasojë e këtij tërmeti kanë humbur jetën 248 persona.

Epiqendra e tërmetit ishte 10 kilometra larg Mexico City, ndërsa në mesin e viktimave janë edhe 20 fëmijë të cilët humbën jetën kur u shemb shkolla nga dridhjet e mëdha.




Be the first to comment

Leave a Reply