Monitor.mk: Kastriot Rexhepi kandidat i Levizjes Besa për Komunën e Çairit, vendimi pritet sot !?




Në mbledhjen e sotme që pritet të mbahet në Tetovë nga burime të brendshme do të konfirmohet kandidatura e Kastriot Rexhepit për të parin e Komunës së Çairit, Rexhepi është anëtar i kryesisë qendror si dhe sekretar i Sekretariatit për menaxhimin e Departamenteve apo ndryshe i njohur si qeveria nën hije që ka formuar Lëvizja Besa, transmeton Monitori.

Rexhepi duke hyrë në politikë për herë të parë dhe duke pasur parasysh se kohë të gjatë ka punuar në sektorin civil e bën atë favorit dhe të pranueshëm edhe për votuesit e partive të tjera politike si dhe të intelektualëve të cilët nuk identifikohen me parti politike.

Poashtu, Rexhepi ka dëshmuar se ka një elokuencë të jashtëzakonshme nga paraqitjet e tij publike nëpër debate. /monitor.mk/




Be the first to comment

Leave a Reply