MSH në Maqedoni demanton informacionet për ”Paracetamola me virus” (Foto)




Ministria e Shëndetësisë ka përgënjeshtruar informacionet e shpërndara në rrjetet sociale për prezencën e virusit ”Machupo” në në llojin e barnave ‘Paracetamol’ në Maqedoni.

Një postim në rrjetet sociale që është shpërndarë nga qytetarët e Maqedonisë gjatë ditës së djeshme ka marrë përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë ku kanë sugjeruar që të konsultohen njerëz të mirëinformuar nga Agjencia e barnave, njofton Telegrafi Maqedoni.

”Ky postim ka informacione të rrejshme dhe të pa verifikuara. Mund të drejtoheni tek Agjencia për barna për informata nga njerëz të mirëinformuar,” kanë shkruar në fotografinë e bashkangjitur me postimin që shkruan për këtë ”problem”.




Be the first to comment

Leave a Reply