Muhamed Zekiri ia ‘ftoh’ keq BDI-së: BDI-ja stoliset me meritat e të tjerëve




Muhamed Zekiri nënkryetar dhe deputet i LSDM-së thotë se partia e tij është më meritorë për Ligjin e gjuhëve se sa BDI-ja. Ai në një status në profilin e tij në Facebook theksoi se BDI-ja stoliset me meritat e të tjerëve dhe se metitat më të mdha për zyrtarizimin e Ligjit të gjuhëve i takojnë
qytetareve qe perkrahen konceptin “Maqedonia nje shoqeri per te gjithe”.

“Pothuajse nje dekade ne pushtet me VMRO DPMNE zeri nuk iu ndegjua. Sot, me gjithe ate pompozitet dhe levdata duan te stolisen me meritat e te tjereve.Мeritat per hapjen e dyerve te Maqedonise per antaresim ne NATO dhe BE dhe zyrtarizimit te gjuhes shqipe i takojne qytetareve te vendit qe perkrahen konceptin “Maqedonia nje shoqeri per te gjithe”!!!
Pa eufori, Јu lutem. Qytetaret me se miri dine te vleresojnе se kush punon per te miren e tyre”, shkruan nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri.

Ndryshe mbrëm kryetari i Kuvendit ka firmosur Ligjin për gjuhët. Ligji me firmën e Xhaferit dërgohet në Gazetën Zyrtare dhe pas shpalljes në Gazetën Zyrtare menjëherë hyn në fuqi.




Be the first to comment

Leave a Reply