Roza Lati është padyshim një ndër moderatoret më simpatike në Shqipëri por edhe më e “çuditshmja”.
Rreth jetës së saj private dihet shumë pak ama nga deklaratat dhe veprimet e saj herë aludohet se është beqare e herë aludohet se është e lidhur dhe e dashuruar.
Pas një deklarate të zjarrtë dashurie për një mashkull, Roza puthi në buzë reperin Fero, në emisionin “Why Not”. Kjo ngriti shumë dyshime e tashmë fansat e saj e mendojnë atë beqare.
Moderatorja ka publikuar në profilin e saj kërkesën e çuditshme që i ka ardhur mbrëmjen e kaluar.
Miku i Rozës i shkruan se një djalë e kishte Rozën shumë qef dhe e ftonte të kalonin bashkë disa ditë pushime në Spanjë.
“E meriton Roza një muaj pushime në Spanjë”, i shkruante ai.
Ndërsa moderatorja përgjigjet: “O lal, unë e kam të dashurin, partnerin tim në krim, gjysmën time.”
Leave a Reply
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.