Naser Ajdari votohet për anëtarë në Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë




Parlamenti i Republikës së Maqedonise sot e zgjodhi Naser Ajdarin,avokat i diplomuar dhe mbrojtës i të drejtave shtetërore,si gjyqtar i ri në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë.

Për zgjedhjen e Ajdarit nuk kishte diskutime në seancën parlamentare. Për vendimin votuan 62 të pranishëm,nuk kishte as të përmbajtur e as kundër.

Për zgjedhjen gjyqtarit kushtetues votuan edhe deputetët nga bashkësitë etnike më të vogla. Prej tyre votuan 22 dhe të gjithë ishin për zgjedhjen e Ajdarit si gjykatës i Kushtetueses.

Pas zgjedhjes, Ajdari dha betimin solemn para Parlamentit të Maqedonisë.

Parlamenti në seancën e sotme të 35-të, i zgjodhi Angel Solev, gjyqtari i mëhershëm dhe Angele Ilievski, avokat, për anëtarë të Këshillit të Prokurorëve Publikë (KPP).

Ne seancë nuk ishin të pranishëm deputetët e opozitës, VMRO-DPMNE.




Be the first to comment

Leave a Reply