Ndërkombëtarët sugjerojnë kyçjen e Kasamit dhe Selës në Qeveri.PDSH dhe Gashi në opozitë?!




Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev si duket gjendet nën presion nga ndërkombëtarët në lidhje me zgjerimin e shumicës parlamentare dhe zhbllokimin e punës së Kuvendit.

Po, kush do të jetë vallë pjesë e Qeverisë, e cila si duket, por edhe është paralajmëruar se do të rikonstruohet së shpejti. Sipas asaj që mund të vërehet edhe nga deklarimi i sotëm i Zoran Zaevit se për kryetar të Lëvizjes Besa, njeh vetëm Kasamin dhe nga presioni i ndërkombëtarëve për të hequr dorë nga ndikimi i qarqeve të VMRO-DPMNE-së, të përafërta me Mijalkovin dhe Gruevskin, siç janë strukturat e PDSH-së dhe të Afrim Gashit, të cilat kohëve të fundit po lobojnë që të futen në qeveri dhe të bëjnë obstrucione, që do t’u shkonin në dobi vetëm qarqeve të regjimit të kaluar.

Sipas disa burimeve të përafërta me Lëvizjen Besa, mësohet se Zoran Zaev ka kontaktuar Kasamin, për ta informuar se e mirëpret kyçjen e subjektit politik që udhëheq ai në rikonstruimin e parë që pritet ta bëje së shpejti dhe ka inkurajuar atë që sa më shpejtë të fillojnë bisedimet, kurse, gjithnjë sipas burimeve të lartë cituara, “Kasami i është përgjigjur në mënyrë decide se ai nuk do të ulet në bisedime dhe se në qeveri nuk do të marrë pjesë pa Aleancën për Shqiptarët, si dy subjekte që kanë shumicën e votave shqiptare dhe si promotorë të vërtetë të reformave”, thonë këto burime që janë të njohura për redaksinë tonë.

Sipas këtyre burimeve mësohet se LSDM i ka ofruat Kasamit që në suaza të qeverisë të menaxhojë me një ministri, një zv kryeministër dhe një ministër pa portofol ndërsa në enshalonet e dyta dhe të treat t’i takojnë tre zv.ministra dhe tre sekretarë shtetëror si dhe drejtori që kanë peshë.

Ndryshe, qasja e Zaevit pro Lëvizjes Besa të Kasamit u vërejt edhe në deklaratën e tij të fundit ku u shpreh se njeh vetëm Bilall Kasamin si kryetar të Lëvizjes Besa.




Be the first to comment

Leave a Reply