Ndihma e parë që i duhet dhënë një personi që ka sulm në zemër




Gjithashtu shoqërohet edhe me djersitje, të përziera, të vjella, si dhe frymëmarrje të vështirësuar. Disa herë personi qetësohet dhe me pas i rishfaqen shenjat e përmendura.

Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se në këto raste minutat janë të çmuara për shpëtimin e jetës së pacientit. Sipas tyre duhet të thërrisni menjëherë urgjencën mjekësore.

Ndërkohë që ndihma e parë që mund t’i jepni një personi që është duke kaluar një atak në zemër, është ajo që njihet ndryshe si “kompresimi kardiak” (shtypja e zemrës).

Kjo teknikë përdoret së bashku me frymëmarrjen gojë më gojë, dhe bëhet me qëllim për të siguruar lëvizjen e gjakut nga një zemër që ka ndaluar.

Kjo teknikë bëhet e kombinuar: 15 shtypje dhe 2 frymëmarrje gojë më gojë.

“Për të kuptuar nëse ka ndaluar zemra apo jo, duhet të shikojmë pulsin, duke kontrolluar dy arteriet anësore të qafës që quhen arteriet karodite. Specialistët e shëndetit publik thonë se kur vëreni se nuk ka puls, duhet të vazhdoni menjëherë me kompresimin e zemrës.




Be the first to comment

Leave a Reply