Ndyshime në ligjin për marrje të lejes për gjueti dhe peshkatari në Maqedoni




Është shfuqizuar mënyra elektronike e marrjes së lejes për gjueti dhe peshkim. Me ndryshimet e Ligjit për gjueti dhe peshkim që janë në procedurën kuvendore, mundësohet thjeshtimi i të githë procedurave të marrjes së provimeve për gjueti dhe peshkim, shkruan TopAl News.

Me ndryshimet e dy ligjeve, shfuqizohet mënyra elektronike e dhënies së provimit të gjuetisë dhe peshkimit dhe për kryerjen e peshkimit ekonomik.

Komisionet për provime do të organizojnë provime në çdo qytet nga të cilët do të ketë kandidat, me çka do të zvogëlohen harxhimet për gjuetarët dhe peshkatarët.

Është paraparë edhe shfuqizimi i orareve fikse të testimit, gjegjësisht do të mundësohet hyrje në provim gjatë tërë vitit.

Ndryshimet e ligjit do të vlejnë edhe për kandidatët që tani kanë aplikuar në Ministrinë e Bujqësisë me ligjin e vjetër./TopAl News/




Be the first to comment

Leave a Reply