Në familjen Dreshaj edhe një çift tjetër zyrtarizon dashurinë




Propozimi romantik që modelja shqiptare mori disa ditë më parë nga partneri i saj, Jakub Kindl, mori vëmendjen e të gjithëve. Fotot dhe videot që Afërdita ndau edhe me miqtë e saj në rrjetet sociale, u komentuan gjatë si një prej momenteve më të bukura të modeles. Pas disa vitesh dashuri, Afërdita dhe Jakub zyrtarizuan marrëdhënien e tyre në një skenë të improvizuar me trëndafila tërësisht e krijuar nga Kindl.

Por pas Afërditës, edhe vëllai i saj, Arbri, këtë fillimvit ka shpallur gjithashtu fejesën me partneren e tij. Në një foto që ka postuar në Instagramin e saj, ku duket Arbri dhe partnerja e tij Stephanie, Afërdita ka uruar çiftin për këtë hap të ri në jetën e tyre.

“Urime për vëllain tim Arbër Dreshaj, për fejesën me Stephanie. Shumë e lumtur për ju, ju dua”,- shkruan modelja.

Nga familja Dreshaj, mbetet tashmë Jehona, motra e Afërditës, e cila jeton dhe punon gjithashtu si modele në Amerikë. Jehona është më e tërhequr nga vëmendja publike. Në ndryshim nga e motra, Jehona poston shumë pak momente nga jeta private.




Be the first to comment

Leave a Reply