Në kongresin e Aleancës për Shqiptarët do të votojnë rreth 700 delegatë, Sela rikandidon për kryetar




Këshilli Qendror i Aleancës për Shqiptarët për përgatitjen e kongresit të parë të ASH-së, javën e kaluar e ka mbaruar fazën e zgjedhjeve të brendshme dhe konsolidimin e strukturave partiake duke filluar nga kuvendet e nëndegëve dhe degëve, kryetarët e nëndegëve dhe degëve, kryesitë e nëndegëve dhe degëve. Po ashtu nëndegët u kanë propozuar degëve edhe Delegatët për kongresin e parë të ASH-së që do të mbahet më 10 mars, si dhe propozimet për Kuvendin Qendror të ASH-së që pritet ta zgjedh kongresi.

“Ky proces i cili zgjati për një muaj bazën e ka te afërsisht 20.000 anëtarët e ri të regjistruar me fletanëtarësime. Procesi i zgjedhjeve të strukturave partiake, kryetarëve të Nëndegëve dhe Degëve partiake, po ashtu ishte në frymën e një procesi legjitim dhe demokratik. Shumica e Kryetarëve të Degëve u zgjodhën në një proces të rregullt me votim të fshehtë me kuti, ndërsa një pjesë e tyre u zgjodhën me konsensus. Çdo degë dhe nëndegë e ASH-së i kanë dhënë mbështetje dhe përkrahje të pa rezervë kandidaturës se  kryetarit aktual të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela për të udhëhequr me ASH-në dhe asnjë degë partiake nuk kanë paraqitur kandidaturë tjetër për të njëjtin pozicion. Numri i përgjithshëm i kongresit të parë të ASH-së është nga 680 deri në 700 delegatë, në mesin e tyre edhe 20 Delegatë nga Diaspora Shqiptare, të cilët do votojnë për Kreun e Partisë, për Statutin e ri të ASH si dhe do të votojnë edhe për 150 anëtarët e Kuvendit Qendror të partisë, si organ më i lartë ekzekutiv. Kuvendi Qendror, në mbledhjen e parë të saj do të zgjedh edhe kryesinë e partisë me propozim të kryetarit të sapo zgjedhur”, thuhet në kumtesën e Aleancës për Shqiptarët.




Be the first to comment

Leave a Reply