Nëse keni ftohtë gjatë gjithë kohës mund të vuani nga këto 6 sëmundje!




I ndjeni duart dhe këmbët si blloqe akulli? Keni gjithnjë ftohtë edhe nëse të tjerët thonë që temperatura nuk është aq e ulët? Kjo mund të jetë shenjë paralajmëruese e një prej problemeve të mëposhtme shëndetësore!

Hipotiroidizmi
Ndjesia e të paturit ftohtë është një shenjë paralajmëruese e hipotiroidizmit, që do të thotë që tiroidja nuk prodhon hormone në nivelin e duhur! Në mungesë të këtyre hormoneve metabolizmi juaj ngadalësohet, duke penguar që motori i trupit tuaj të prodhojë nxehtësi.

Mungesë hekuri
Nivelet e ulëta të hekurit janë një nga arsyet më të zakonshme për ftohtësinë kronike.
Ja pse: Hekuri është një mineral kyç që ndihmon qelizat e kuqe të gjakut të transportojnë oksigjenin në të gjithë trupin tuaj, duke nxehur organizmin. Pamjaftueshmëria e hekurit nuk do të lejojë qelizat e kuqe të gjakut ta kryejnë punën e tyre.

Qarkullim i dobët i gjakut
Nëse duart dhe këmbët tuaja janë gjithmonë të ftohta, atëherë problem mund të jetë qarkullimi i dobët i gjakut! Sëmundjet kardiovaskulare mund të jenë gjithashtu një shkak; është një shenjë që zemra juaj nuk po e pompon gjakun në mënyrë efektive.

Je i dehidratuar
Deri në 60% e trupit të njeriut është ujë dhe ky element ndihmon në rregullimin e temperaturës së trupit. Kur ju jeni të dehidratuat trupi juaj është më i ndjeshëm ndaj temperaturave ekstreme. ”

Mungesë e vitaminës B12
Trupi ka nevojë për vitaminën B12 për të formuar qelizat e kuqe të gjakut, të cilat transportojnë oksigjenin përmes qarkullimit të gjakut! Mungesa e kësaj vitamine mund të çojë në anemi dhe uljen e numrit të qelizave të kuqe.

Diabeti
Diabeti mund të çojë në një gjendje të quajtur nefropati periferike, një sulm i vazhdueshëm ndaj nervave që sigurojnë ngrohtësi deri në gjymtyrët e trupit.




Be the first to comment

Leave a Reply