Nëse PDSH bëhet pjesë e Qeverise, a reformohet Menduh Thaçi apo kthehet Zaevi në politikën e Gruevskit!?




Kohëve të fundit janë shtuar zërat se shumicës parlamentare të udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev pritet ti shtohen edhe disa subjekte politike dhe deputetë. Mes subjekteve që përmenden se mund ti bashkangjiten shumicës aktuale është edhe PDSH e Menduh Thaçit. Por me çka në fakt Zaev do e arsyetojë prezencën e Thaçit në Qeveri kur dihet se në të kaluarën pikërisht Thaçi nënçmoi Zaevin duke i publikuar bisedat dhe porosite e këmbyera mes vete gjatë kohës kur LSDM mundoheshte të zbardhë kriminalitetin e qeverisë të kaluar.

Nga burime brenda LSDM-së mësojmë se një pjesë e madhe e funksionarëve të lartë të kësaj partie janë kategorik kundër kyçjes të Menduh Thaçit në qeveri duke e quajtur Thaçin “vojvoda” i fundit i VMRO-DPMNE-së. “Nuk na bën nder prezenca e Menduh Thaçit në këtë qeveri. Edhe ashtu jemi duke pasur plot probleme me realizimin e reformave që qytetarët presin nga ne dhe kyçja e Thaçit do verifikonte tezën e disa analistëve se LSDM ka humbur hapin me reformat dhe prezenca e Thaçit vetëm se mund të na dëmtojë duke na barazuar me regjimin e Gruevskit” u shpreh për portalin tonë zyrtar i lartë i LSDM-së.

Në opinion flitet se pro inkuadrimit të PDSH-së janë një pjesë e strukturave të BDI-së që ende mbajnë raporte të afërta me ish partnerin e koalicionit VMRO-DPMNE, por forcimit te PDSH-së i ndihmon edhe grupi ndarë nga Lëvizja Besa në krye me Afrim Gashin i cili në komunikimin që ka pasur me kryeministrin Zaev ka biseduar për një bashkëveprim të tyre me PDSH. Dyshimet e involvimit të VMRO-DPMNE-së në kyçjen eventuale të Gashit dhe Thaçit në qeveri rriten edhe më shumë duke pasur parasysh faktin se Afrim Gashi publikisht takoj kryetarin e ri të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski në kohë kur publikisht deklaronte se janë duke zhvilluar bisedime me Zaevin për kyçje në qeveri.

Përndryshe Menduh Thaçi në zgjedhjet e fundit parlamentare ishte humbësi më i madh duke fituar rreth 16 000 vota apo dy deputetë dhe këtë humbje strukturat e PDSH-së ja atribuan pikërisht Zoran Zaevit i cili publikoj një inçizim ku Thaçi i drejtohet ish shefit të shërbimit sekret Sasho Mjallkov me fjalët “me ju deri më vdekje” dhe duke quajtur Zaevin dhe LSDM si komunistë.




Be the first to comment

Leave a Reply