Ngacmon vajzën në autobus,i riu e pëson keq (Video)




Kamerat e sigurisë të instaluara brenda një autobusi në provincën kineze Henan, ka filmuar një ngjarje të pazakontë.

Derisa brenda autobusit po qëndronte ulur një vajzë e re e cila po humbte kohën duke luajtur në telefon, një djalë i ri i afrohet duke munduar ta  bëjë për vete, transmeton TopAl News.

Por, me kalimin e minutave ai vetëm sa bëhej më i mërzitshëm, dhe filloi t’i afrohet edhe më shumë pasagjeres që mundohej ta injoronte.

Dhe kur e kupton se ai nuk e ka ndërmend të ndalet, vendosë ta merr në dorë drejtësinë dhe t’i qëroj hesapet me këtë djalë i cili e ngacmonte vazhdimisht.

Në videon e publikuar më poshtë mund të shihet momenti kur ajo e godet me shkelm në organet gjenitale, duke ia bërë me dije se nuk mund të luaj me të siç dëshiron ai.

Dhe derisa ai nuk po mund të qëndronte në këmbë nga dhimbjet, pasagjerja dëgjohet duke i thënë shoferit ta telefonoj policinë.

Me të arritur në vendin e ngjarjes ata kanë arrestuar të riun për abuzim seksuale, ku pas pesë ditëve është liruar.




Be the first to comment

Leave a Reply