Nikos Kotzias të enjten do të sjell propozim-marrëveshjen në Shkup




Rreth 55 paragrafë, me të gjitha çështjet e hapura, të vendosura në 20 faqe, përmban projekt-marrëveshja e propozuar nga Athina, për zgjidhjen e kontestit mes Maqedonisë dhe Greqisë, informoi radioja e Athinës 984. Draft propozimi i përgatitur nga Ministria e Jashtme greke dhe i shqyrtuar nga kryeministri Alexis Tsipras dhe Nikos Kodzias përmban pikat e njoftuara nga kreu i diplomacisë greke. Lidhur me emrat e përfshirë, radioja komentoi se Maqedonia e Epërme është emir i “preferuar” për Athinën, por pa përkthime, “diçka që do të jetë shumë e vështirë për t’u pranuar nga pala tjetër.

Duke gjykuar nga informacioni në mediat greke nga periudha e kaluar, Greqia jo vetëm preferon që emri të jetë i papërkthyer, por edhe shkruhet në një fjalë të vetme. Një tjetër pikë e kërkesave greke është ndryshimi i Kushtetutës. “Çështja e ndryshimit të emrit, si dhe tema të tjera që lidhen me Kushtetutën e vendi fqinj për ndryshimin e saj është një nga kërkesat themelore të Athinës si një “garanci” për zbatimin e “erga omnes” për përdorimin e emrit të ri.

Ndryshimi i Kushtetutës kërkon një shumicë në Kuvendin e IRJM-së, diçka që nuk ka koalicionin qeveritar i LSDM-së dhe BDI-së”, njofton radioja.  Sipas disa informacioneve, propozimet greke tashmë janë dërguar që nga 12 marsi, ndërsa, sipas burimeve diplomatike nga IRJM, ende nuk e kanë marrë projekt-marrëveshje, të cilën e presin me ardhjen e ministrit të Jashtëm grek.




Be the first to comment

Leave a Reply