Nisma deklarohet pas incidentit mes Zekës dhe Krasniqit




Nisma për Kosovë ka dënuar sulmin fizik ndaj deputetit Milaim Zeka nga deputeti i Vetëvendosjes Frashër Krasniqi, i kryer sot në studion e Klan Kosova.

Komunikata e Nismës:

NISMA për Kosovën dënon ashpër sulmin fizik ndaj Deputetit të Parlamentit të Kosovës z. Milaim Zeka, sulm ky i cili u krye sot nga deputeti i LVV z. Frashër Krasniqi gjatë një debati në studion televizive të Klan Kosova.

Debatet politike nuk fitohen me sulme të tilla fizike dhe e me grushte, por me forcën e argumenteve politike.

Deputetet e Kuvendit janë të zgjedhur për të shprehur hapur mendimet dhe qëndrimet e tyre dhe poashtu për të debatuar për çështje tjera të ndryshme. Mospajtimet janë pjesë e demokracisë, mirëpo në asnjë mënyrë ato nuk duhet të kalojnë në sulme fizike.

NISMA për Kosovën i bënë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje të distancohet nga ky akt i dhunshëm, dhe të vazhdojmë ta ruajmë kulturën e komunikimit edhe në momentet kur nuk pajtohemi.




Be the first to comment

Leave a Reply