NISMA mbështet demarkacionin




Nesër në orën katër do të mbahet seancë për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi, mirëpo ende nuk dihet se a janë siguruar të gjitha votat që ky ligj të kalojë.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Nisma Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka thënë për Insajderin se deputetët e Nismës do ta votojnë ligjin për demarkacionin ashtu siç do të vijë në Kuvend.

“Jemi në rregull të gjashtë deputetët e votojnë ligjin e Demarkacionit, kuptohet ligjine ri i cili përfshin edhe raportin e komisionit të Shpejtim Bulliqit, pra ligjin që është arrit pas marrëveshjes me LDK, AAK, NSIMA. Ne e votojmë ligjin ashtu siç vjen në Parlament”, ka thënë Sherifi.

Nesër do të jetë tentativa e katërt për kalimin e Demarkacionit me Malin e Zi, duke pas parasysh tri seancat paraprake të cilat janë ndërprerë në mungesë të votave




Be the first to comment

Leave a Reply