Ashtu siç edhe kishin thënë gjatë fushatës zgjedhore, Nisma do të funksionojë si grup i veçantë parlamentar.
Këtë e ka konfirmuar për Telegrafi, Bilall Sherifi, sekretar i përgjithshëm i Nisma-s.
“Nisma do të funksionojë si grup i veçantë parlamentar. Prandaj, dje kemi informuar Kuvendin se Nisma për Kosovën në të ardhmen, angazhimin e saj në Kuvend do ta vazhdojë si Grup Parlamentar në vete”, ka thënë Sherifi.
Partia e udhëhequr nga Fatmir Limaj, kishte arritur një marrëveshje parazgjedhore me partitë PDK, AAK, duke krijuar bllokun PAN, të cilit pas zgjedhjeve iu bashkua edhe partia e Behgjet Pacollit, parti këto që janë duke udhëhequr nga kryeministri i zgjedhur, Ramush Haradinaj.
Leave a Reply
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.