Një milion evropianë largohen nga Facebook, Zuckerberg premton të shtojë sigurinë




Një milionë vetë në Europë janë larguar nga rrjeti online. Megjithatë çdo muaj në Facebook janë aktivë 375 milionë anëtarë – vetëm në Europë. Në mbarë botën janë shumë më tepër, shkruan Deutwche Welle.

Facebook ka probleme imazhi dhe rritjeje në Europë. Në tremujorin e kaluar numri i anëtarëve aktivë në muaj u ul edhe me një milionë të tjerë, pasi katër muaj më parë rrjeti online pati humbur në Europë po një milionë anëtarë të tjerë. Kryeisht janë skandalet me të dhënat që i kanë kushtuar shumë Facebook-ut duke humbur besueshmërinë, por efekt kanë pasur edhe rregulloret e ruajtjes së të dhënave në BE. Parë në nivel mbarëbotëror rrjeti online megjithatë vazhdon të rritet – edhe pse më ngadalë si asnjëhere më parë qysh prej gjashtë vjetësh. Numri i atyre që e përdorin të paktën një herë në muaj Facebook-un brenda tre muajve është rritur nga 2,23 në 2,27 miliardë.

Pavarësisht shpenzimeve të mëdha në luftë kundër lajmeve të rreme si dhe për mbrojtjen e të dhënave, Facebook-u ka arritur t’i rrisë fitimet në tremujorin e tretë. Përmes rritjes së të ardhurave nga reklamat, xhiroja e tremujorit u rrit krahasuar me një vit më parë me rreth një të tretën në 13,7 miliardë Dollarë. Fitimi pati një kuotë prej 9 përqind në gati 1,34 miliardë Dollarë.




Be the first to comment

Leave a Reply