Një vezë në ditë u ndihmon fëmijëve në zhvillim dhe në rritje!




Një vezë në ditë mund t’u ndihmojë fëmijëve të dobët nga shëndeti që të rriten, ka treguar studimi gjashtëmujor në Ekuador.

Pa marrë parasysh nëse veza është e zier fort apo butë, apo e fërguar, ekspertët theksojnë se është shumë e shëndetshme për fëmijët e vegjël dhe është mënyrë e lirë për të parandaluar mbetjen prapa në rritje dhe zhvillim, sidomos në dy vjetët e parë të fëmijës.

Bashkë me infeksionet dhe sëmundjet, ushqimi i dëmshëm është shkasi kryesor i mbetjes prapa në zhvillim dhe rritje.

Vezët janë ushqim shumë i rëndësishëm, përmbajnë kombinime të substancave ushqyese.
Poashtu, mjekët sugjerojnë se vezët nuk guxojnë t’ju jepen fëmijëve para muajit të katërt të jetës.




Be the first to comment

Leave a Reply