Mbrëmjen e kaluar djali i moderatorit të njohur Ardit Gjebrea ka kurorëzuar dashurinë e tij në fejesë.
Ai është fejuar me vajzën e biznesmenit Adi Haxhiymeri, të quajtur Merlin.
Të rinjtë ishin në një lidhje prej shumë kohësh ndërkohë çdo gjë u bë publike për mediat vetëm pak kohë më parë.
Por ato që kanë festuar dhe gëzuar më shumë për këtë bashkim janë dy familjet e të rinjve.
Ardit Gjebrea shprehet i emocionuar për këtë hap të rëndësishëm për djalin e tij.
Krahas fotos së dy familjeve ai shkruan “Një familje”.
Në një video, ku çifti shihet duke ngrënë tortë, afrohet vajza e vogël e Arditit, Ana, e cila krijon një situatë gazmore teksa i thotë nuses së vëllait, “Nga sot e tutje do të të quaj Merlin Gjebrea“.
Leave a Reply
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.