Njihuni me dhjetë kandidatët më të pasur për zgjedhjet lokale në Maqedoni, pesë janë shqiptarë (Foto)




Qendra maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar (MCMS) së bashku me Institutin për demokraci ”Societas Civilis” kanë publikuar një shërbim për zgjedhjet lokale të këtij viti në Maqedoni me emrin ”Mojot Izbor” ku janë duke analizuar kandidatët dhe sjelljet e votuesve.

”Mojot Izbor” këtë herë ka publikuar renditjen e dhjetë kandidatëve më të pasur në garë për të fituar komunat e Maqedonisë.

Ratko Dimitrovski është i pari dhe ai garon për Komunën e Koçanit nga radhët e OBRM-PDUKM-së.

Dimitrovski pasohet nga Fatmir Izairi nga Komuna e Zhelinës i cili garon për mandat të tretë në këtë komunë. Izairi vjen nga radhët e BDI-së.

Enver Pajaziti për mandatin e tretë në Komunën e Bogovinës kandidon si i pavarur kurse më herët ka qenë kuadër i BDI-së.

Nevzat Bejta, Petre Shilegov, Cvetomir Ugrinovski, Arben Taravari, Trajçe Dimitrov, Arsenço Aleksovski dhe Ramiz Merko janë kandidatët tjerë më të pasur në mesin e dhjetë të parëve në Maqedoni.

Pasuria e prezantuar nga ”Mojot Izbor” është përditësuar sipas informacioneve të marra nga pasuria e deklaruar nga vetë kandidatët që kanë pozita zyrtare.

Përndryshe, zgjedhjet për 81 komunat dhe për Bashkinë e Shkupit, do të mbahen më 15 tetor të këtij viti.




Be the first to comment

Leave a Reply