Nuk e dinim, ja çfarë punësh kanë bërë VIP-at shqiptar para se të bëheshin të famshëm




Sot ata janë personazhet më të njohur dhe më të paguar në Shqipëri, por jo për të gjithë puna e parë ka qenë muzika, moderimi apo diçka tjetër. Të gjithë e nisin nga diku, për të investuar kështu në karrierën e tyre ose për të marrë një eksperiencë të bukur, siç mbetet gjithmonë, puna e parë.

Emisioni ‘Jo vetëm modë’ në Tv Klan, ka zbuluar përmes intervistës se cilat kanë qenë punët dhe pagat e para të disa prej këtyre personazheve.

Alban Ramosaj, artisti bukurosh me zërin e ëmbël, shpjegoi se eksperienca e tij e parë ka qenë si model i ‘Dolce Gabbana’ dhe sqaroi se është paguar shumë mirë. “ Përveçse këngëtar nuk kam bërë kurrë një punë tjetër më herët në jetën time. Pagesën e parë e kam marrë në moshën 16-vjeçare për një koncert në TVSH, por nuk e mbaj mend se atëherë është marrë mami me pagesën dhe të gjitha lekët shkonin në shtëpi”.

Moderatorja e njohur e ekranit, Arjola Shehu foli gjithashtu për punën e saj të parë, dhe nuk paska qenë televizioni. “Puna ime e parë ka qenë babysitter, kam punuar për një muaj. Ishte një vajzë kineze e adoptuar në një familje angleze. Unë punoja rreth 3 orë në ditë dhe paguhesha 10 000 lekë të vjetra në orë. Puna që nuk do doja të bëja kurrë në jetën time është stripiste.”

Pjesë e kësaj interviste ishte edhe zëri i talentuar i muzikës moderne shqiptare, Arilena Ara, e cila ishte ndryshe nga personazhet e tjerë, puna e saj e parë ka qenë muzika, e vazhdon edhe sot të jetë pasioni e profesioni i saj. “Unë kam filluar që 14 vjeçe të bëjë muzikë dhe kjo ka qenë puna ime e parë, por nuk dua të flas për pagesa, nuk dua të përziej muzikën me vlera monetare. Publiku është vlera ime më e madhe.”

Një tjetër këngëtar mjaft i suksesshëm dhe tepër i pëlqyer nga publiku. Ledri Vula foli për punën e tij të parë: “Unë kam punuar si ndihmës trajner për fëmijët në basketboll dhe jam paguar 20 euro. Piktura është puna që nuk do të bëja kurrë, nuk di të pikturoj”, shpjegoi Ledri.

Po ashtu, edhe kryebashkiaku Erion Veliaj ishte një ndër personazhet që nuk i shpëtoi intervistës. “Puna ime e parë ka qenë shitës fiqsh, kam shitur 3 pala fiq dhe aty kam marrë 500 lekëshin e parë”, rrëfeu Veliaj duke sqaruar se një fillim i mbarë na ndihmon të gjithëve në karrierë dhe jetë.

Pjesë e këtyre të intervistuarish ishte edhe këngëtarja Argjentina Ramosaj, e cila tregoi se cila ka qenë puna e saj e parë. “ Unë kam jetuar në Holandë dhe kam filluar punë shumë herët. Kam bërë kontrollin e elektricitetit dhe në fundjavë punoja si modele. Puna më komode për mua është muzika. Puna që nuk do të bëja kurrë është trajnere fitnesi, nuk më pëlqen fare’”, përfundoi kështu këngëtarja bukuroshe.




Be the first to comment

Leave a Reply