Nuk ka vendim për shtrenjtim të energjisë elektrike në Maqedoni




‘Nuk ka vendim të Qeverisë për shtrenjtim të energjisë elektrike’, informuan sot nga Kabineti i zv.kryeministrit për çështje ekonomike, Koço Angjushev, duke shtuar se Qeveria nuk është ajo që vendos për çmimin e energjisë elektrike.

Nga Kabineti i Angjushev cekën se ligji i ri për energjetikë është duke u përgatitur dhe qëllim kryesor do të jetë mbrojtja e interesit të qytetarëve. Ligji i ri është reformues, me të do të përmirësohet gjendja e përgjithshme e rregullimit të raporteve në sektorin e energjetikës dhe në mënyrë të qartë të përcaktohen rregullat për një furnizim të sigurtë dhe cilësor me energji elektrike.

‘Korniza e re ligjore përmban rregulla dhe reforma evropiane me të cilat Maqedonia do të kapë hap me rajonin dhe proceset reformuese të cilat shtyhen për vite të tëra, dhe qëllimi përfundimtar i tij është një Ligj reformues që do të jetë në përputhje me obligimet e marra nga Bashkësia energjetike për zbatimin e Pakos së tretë. Afati për zbatimin e Pakos së tretë ishte 1 janari i vitit 2015, dhe mosrrespektimi i obligimeve të marra ishte shkak që Bashkësia Energjetike e Evropës të hapë proces gjyqësor kundër Maqedonisë’, përfundon kumtesa nga Kabineti i zv.kryeministrit Angjushev. /Telegrafi/




Be the first to comment

Leave a Reply