Steven N’Zonzi ka venosur të largohet nga Sevilla gjatë kësaj vere
Mesfushori francez, Steven N’Zonzi ka njoftuar trajnerin dhe drejtuesit e Sevillas se ai dëshiron ë largohet.
Lajmi është bërë i ditur nga kompania që menaxhon atë, Estadio Deportivo.
“Steven dëshiron të largohet dhe kjo është e vërtetë”, tha një përfaqësues i kësaj kompanie.
“Presidenti dhe trajneri tashmë e dinë këtë dhe shpresoj se do ta lënë të lirë të largohet”.
N’Zonzi ka kontratë me Sevillan deri në vitin 2020, por mund të largohet nëse ndonjë skuadër paguan klauzolën e tij prej 40 milionë eurove.
Për lojtarin është duke u interesuar kampioni i Italisë, Juventus. /Express/
Leave a Reply
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.